Seedorf për formën e dobët të Realit: Nuk është e lehtë pas largimit të CR7
Clarence Seedorf është personi i radhës që thotë se Real Madrid e ka të pamundur të zëvendësojë Cristiano Ronaldon.

Sport
‘Los Blancos’ nuk po kalojnë një moment të mirë këtë sezon, ndërsa kanë pësuar edhe humbjen e dytë brenda tre ditësh nga Barcelona.
Mediet dhe njerëzit e sportit këto dështime të Real Madridit i kanë lidhur me largimin e Cristiano Ronaldos.
Portugezi në verën e vitit 2018, u largua nga Real Madrid në drejtim të Juventusit, pas një suksesi të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve.
“Ata kanë nevojë për kohë për të gjetur balancin pas largimit të një lojtari sikurse Cristiano Ronaldo”, ka deklaruar Seedorf, përcjell ‘lajmi.net’.
“Unë nuk mendoj se ka shumë për të ndryshuar te Real Madrid, por nuk është e lehtë pas largimit të një lojtari si ai”.
“Ata duhet të shikojnë nga e ardhmja, sepse Reali ende është një ekip i madh. Ata janë në vendin e tretë në ligë, jo në vendin e shtatë”.
“Nuk duhet të flasim për një sezon katastrofal, duke i numëruar vështirësitë e rastit”./Lajmi.net/