KEDS ndërtoi foletë e lejlekëve në Kacanik

KEDS ka ndërtuar mesditën e të enjtës foletë e lejlekëve në Kacanik. Ato janë ndërtuar në vendin e njëjtë ku ankorohen lejlekët cdo vit, mbi shtyllat elektrike në linjën 35 kV.

Lajme

28/02/2019 15:38

Ky aksion është ndërmarrë me qëllim të shpëtimit të lejekëve, në bashkëpunim më Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapwsinor.

Lejlekët po ndërtonin foletë mbi shtyllat elektrike, por shpeshherë preknin përcuesit, duke i rrëzuar linjat dhe duke e pësuar edhe vet me jetë.

KEDS në këtë situatë, ka kërkuar nga ministria përkatëse udhëzime nw detaje si të veprojë. Në bazë të intruksioneve nga Ministria pwrkatwse, KEDS ka filluar ndërtimin e foleve me konstruksion metalik, mbi shtyllat elektrike. Ato fole janë shumë më të qëndrueshme dhe me anë të këtyre veprimeve parashihet që të shpëtohen shumë lejlekë nga kontakti eventual me energji elektrike.

Ky aksion, me përkrahje të plotë të ministrisë, përfaqësuesit e të cilës e kanë monitoruar projektin gjatë gjithë kohës është zhvilluar disa javë pas shtegëtimit të kësaj specie drejt Kosovës.

Lejlekët janë specie e mbrojtur me ligj edhe në Kosovë. Sipas ekspertëve, karakteristikë e këtij shpendi është se shtegton gjithnjë në të njëjtin vend dhe i ndërton foletë ekzaktësisht në të njëjtin vend. Në të kundërtën, po iu lëviz foleja, ata ikin dhe nuk kthehen më.

Kjo ishte edhe arsyeja pse foletë tashmë të qëndrueshme janë ndërtuar në vendin e zgjedhur nga ata vet. /Lajmi.net/