Grabitja në Drenas, policia arreston një person në Malishevë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për vjedhje të rëndë në Malishevë.

Lajme

28/02/2019 13:44

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, raporton lajmi.net.

“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme e rajonit të Prishtinës, e përkrahur edhe nga Njësiti Special Operativ , konform urdhëresës së lëshuar nga Gjykata themelore, ka ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ku është bërë bastisja e tri lokacioneve të ndryshme si dhe arrestimi i një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë”, thuhet në komunikatë.

Ky operacion bastisjeje ka ardhur si rezultat i një pune operative dhe hetimore që hetuesit policor kanë bërë lidhur me identifikimin dhe kapjen e personave të inkriminuar në një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në nëntor të vitit 2018 në fshatin Dobroshevc të Drenasit.

Operacioni i bastisjes ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e:

-Një arme automatike AK 47,

-dy karikatorë,

– 23 fishekë si dhe dëshmi të tjera që mund të ndërlidhen me një rast (vjedhje e rëndë)

Personit të dyshuar:

F. M, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i është shqiptuar masa e ndalimit dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij po ashtu është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. /Lajmi.net/