Analistët parashikojnë prishjen e koalicionit dhe krijimin e një qeverie të re LDK-PSD
Njohësit e çështjeve politike në vend, Shkëlzen Maliqi dhe Behxhet Shala, kanë vlerësuar se taksa ndaj produkteve të Serbisë mund ta prishë koalicionin qeverisës.
Lajme
Ata kanë thënë për gazetën ‘Epoka e Re’ se pozicionet e ndryshme të kryeministrit Haradinaj dhe kryeparlamentarit Veseli lidhur me taksën kanë vënë në pikëpyetje vazhdimin e koalicionit.
Sipas tyre, pas prishjes së koalicionit mund të formohet qeveria e re, pjesë e së cilës mund të jenë edhe PSD-ja dhe LDK-ja.
Maliqi e Shala kanë parashikuar se formacionit të ri politik mund t’i paraprijë marrëveshja për mbajtjen e zgjedhjeve në vjeshtë.