Publikohen emrat e 6 viktimave në aksidentin në Maqedoninë e Veriut, në mesin e tyre edhe katër shqiptarë
Pas përfundimit të obduksioni për shtatë nga 14 viktimat e aksidentit të djeshëm konfirmohen edhe gjashtë emrat e parë.
Lajme
Të gjashtë viktimat janë nga qyteti i Gostivarit, shkruajnë mediat maqedonase.
Ata janë:
Ajden Ismaili
Zoran Davidovksi 38-vjeç
Rametulla Abdurahimi
Jovica Tërpevski 25-vjeç
Onur Sadiku
Besim Kamberi
Sipas njoftimit të policisë, bilanci i deritashëm i tragjedisë është 14 të vdekur.
Gjithashtu, njoftohet për dhjetëra të lënduar, nga të cilët 7 në gjendje kritike.