Smoothie me spinaq, ja receta
Ndryshe nga lëngjet, smoothie të gjelbra janë ushqime të plota, të pasura me fibra.
Lifestyle
Janë më të shijshme seç duken, pasi në shije dominojnë frutat, ndërsa produktet e tjera të gjelbra balancojnë ëmbëlsinë e saj, transmeton lajmi.net.
Vitaminat dhe mineralet përmirësohen në trup, duke reduktuar tundimin për ëmbëlsira, fast food dhe duke ndihmuar dobësimin.
Smoothie zakonisht ka qëllim që të na e pastrojë trupin, duke eliminuar toksinat dhe ujërat e tepërta.
Më poshtë ju sjellim recetën për smoothie me spinaq.
– 1 filxhan spinaq
– 1/2-ta e filxhanit majdanoz
– 1/4-ta e filxhanit tranguj
– 1/2-ta e filxhanit karrotë
– 2 gjethe mente
– 1 1/2-ta e filxhanit me ujë kokos
Të gjithë përbërësit i përzieni në blender. /Lajmi.net/