Gabimi që e bëri kjo vajzë kur shpoi hundën, e la atë në karrocë tërë jetën

Një vajzë braziliane ka mbetur në karrocë për tërë jetën pas vuajtjes së një infeksioni bakterial, kur ajo po shponte hundën.

Lifestyle

13/02/2019 16:13

Layane Dias shpoi hundën në korrik të vitit të kaluar, kur ajo ishte 20 vjeç dhe tha se vendi i shpimit rridhte gjak dhe ishte i fryrë në atë periudhë, por mendonte se kjo nuk do t’i shkaktonte problem në shëndetin e saj, transmeton lajmi.net.

Në fillim, ajo mendonte se infeksioni i kishte kaluar, por që e çoi në ethe dhe, pasi iu larguan, adoleshentja filloi të ndjejë dhimbje të rënda në këmbë.

Dhimbja në këtë zonë u shndërrua shpejt në mpiksje të gjymtyrëve, gjë që e pengonte që të ecte.

Mjekët thuhet se po përpiqen të japin një diagnozë të saktë derisa zbuluan bakteren ‘Staphylococcus aureus’ në gjakun e saj.

Sido që të jetë, mjekët po bëjnë thirrje që paraprakisht të bëni një kontroll të përgjithshëm të trupit tek profesionistët shëndetësor, përpara se të shponi ndonjë pjesë të trupit. /Lajmi.net/