Kujdes: Shkencëtarët zbulojnë se një kimikat në pastë dhëmbësh shkakton kancerin

Reklama e Colgate e paraqet atë si produktin më të rekomanduar të kujdesit dentar nga ekspertët dhe dentisti.

Lifestyle

05/02/2019 16:28

Por, do të jetë një lajm tronditës për ju kur ta kuptoni se studimi i kohëve të fundit ka zbuluar se pasta e dhëmbëve e firmës ‘Colgate’ përbëhet nga një substancë e rrezikshme e quajtur triklosan, transmeton lajmi.net.

Ky kompleks është përgjegjës për sëmundje të ndryshme shëndetësore dhe mund të çojë deri në kancer.

Një revistë e Kërkimeve Kimike në Toksikologji ka botuar një studim i cili zbuloi praninë e triklosanit në pastën e dhëmbëve ‘Colgate’.

Disa studime kanë sqaruar tashmë efektin e rrezikshëm të triklosanit në shëndetin tonë.

Ndërprerja endokrine, ndërhyrja në funksionet e hormoneve dhe depërtimi i shpejtë përmes lëkurës janë disa nga pengesat që sjellë triklosanit.

Gjithashtu, në vitin 2008, revista e Perspektivave të Shëndetit Mjedisor ka botuar një letër e cila tregoi se 70% (nga një mostër prej 2,517 njerëzve të moshës 6 vjeç e lart) të mostrës së urinës përbëhej nga triklosani në të.

Substanca depërton në lëkurë dhe hyn direkt në gjak në trupin tonë duke shkaktuar çekuilibër hormonal. /Lajmi.net/