Kështu i parandaloni strijat gjatë shtatzënisë

Këto çarje ndryshe i quajmë edhe si strija.

Lifestyle

04/02/2019 15:21

Shtatzënia është një periudhë sa e bukur aq edhe e vështirë, ana negative e saj mund të jetë edhe çarja e lëkurës.

Këto çarje ndryshe i quajmë edhe si strija, ato mund të parandalohen nëse nuk shtojmë peshë shumë dhe menjëherë.

Po ashtu është e rëndësishme edhe konsumimi i ujit në masë të duhur, kjo në mënyrë që të bëhet hidratimi i lëkurës dhe të jetë sa më elastike, njofton Klan Kosova.

Rol të rëndësishëm luan edhe përdorimi i kremrave në trup, si dhe marrja e vitaminave të ndryshme si E,C dhe D.