Sylejman Selimi i shkon në shtëpi Isa Mustafës

Ish komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi ka shkuar për vizitë në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Lajme

04/02/2019 13:40

Bashkë me Selimin në shtëpinë e Mustafës ishte edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni, përcjell lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur, Mustafa përmes një postimi në Facebook, derisa ka treguar se Selimi është interesuar për shëndetin  e tij.

Po ashtu kreu i LDK-së, tha se ka shprehur gëzim për lirim nga burgu të Sylejman Selimit.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

Sot ishte nder i veçantë për mua dhe familjen time, të më vizitoj ish komandanti i UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi i shoqëruar nga deputeti dhe bashkëluftëtari, Anton Quni, i cili u interesua për shëndetin tim. Gjeneralit Selimit i shpreha gëzimin tim për lirimin e tij por dhe admirimin për qëndresën e tij burrërore e patriotike gjatë gjithë kësaj periudhe. Si Komandant i UÇK-së dhe më vonë në pozita të rëndësishme të larta shtetërore, Gjeneral Selimi dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimn e Kosovës. IM /Lajmi.net/