Ju ka munguar Vesa Luma? Vjen me befasi për fansat

Vesa Luma, i ka munguar skenës muzikore shqiptare që një kohë.

ShowBiz

25/01/2019 09:44

Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma ka kohë që nuk ka publikuar këngë të re për të gjithë fansat por tashmë ka paralajmëruar rikthimin e saj, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi të fundit të ndarë me ndjekësit, Luma bën të ditur se së shpejti lansohet projekti i ri i saj.

“Së shpejti.. ??️??”, shkruan ajo.

E fundit këngë e publikuar nga ajo është “Ti zemra ime”, në bashkëpunim me Ervin Gonxhin e realizuar edhe me videoklip.

Theksojmë se, Vesa tash e një kohë është duke jetuar në Zelandën e Re me bashkëshortin Big Basta dhe djalin e vetëm, Lianin. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtB-BVAl0yJ/