Klopp komenton “spiunazhin” e Bielsas, ja çfarë mendimi ka
Së fundmi ka bërë bujë një temë shumë interesante në futbollin anglez.
Sport
Trajneri i Leeds United ka bërë të ditur se ka spiunuar të gjitha skuadrat që është përballur deri më tani, duke vjedhur kështu planet e tyre për përballjen.
Për këtë gjë, një koment ka dhënë edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, i cili nuk e ka mbrojtur fare veprimin e Bielsas, duke thënë se fushat e stërvitjes nuk janë për të gjithë.
“Për shumicën e seancave nuk është ndonjë problem i madh nëse dikush shikon, por për disa të tjera ne vendosim “perdet” për të qenë sekrete” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.
“Ti mund të kuptosh shumë gjëra si dhe pozicionimin e lojtarëve në fushë apo gjatë ndërprerjeve. Të gjithë duan këto informacione, por normalisht askush nuk i merr” ka thënë tutje gjermani.
Në anën tjetër, Marcelo Bielsa ka mbrojtur veprimet e tij duke mos e parë këtë çështje si ndonjë problem shumë të madh. /Lajmi.net/