Levante 2:1 Barcelona, notat e lojtarëve
Ka përfunduar ndeshja e parë e fazës së 1/16 në “Copa del Rey” ndërmjet Levantes dhe Barcelonës.

Sport
Ishin vendasit ata të cilët e fituan këtë takim me rezultatin 2:1, për të fituar një avantazh të lehtë para sfidës kthyese në “Camp Nou”.
Ishte minuta e 4’ kur Erick Cabaco i dha epërsinë skuadrës së tij, shkruan lajmi.net.
Në minutën e 18’ Borja Mayroal u kujdes që t’i japë qetësinë skuadrës së tij kur realizoi për 2:0.
Në radhët e Barcelonës ishte Philipe Coutinho ai që realizoi golin e vetëm, nga pika e bardhë. Ky gol mund t’i ndihmojë shumë Barcës në lojën kthyese.
Më poshtë mund t’i shihni notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas “WhoScored”. /Lajmi.net/