Torta me xhenxhefil dhe limon, një shije më ndryshe
Më poshtë do të arrini të gjeni përbërësit dhe mënyrën se si të gatuani një tortë me shije unike.
Lifestyle
Përbërësit
100 g gjalpë i butë, në temperaturë ambienti
180 g sheqer
4 g xhenxhefil pluhur (½ lugë e vogël ose 1 lugë e vogël, nëse preferoni)
lëkura e 2 limonëve organikë
100 ml lëng limoni
80 ml ujë i vakët
150 g miell qiqrash
100 g miell pa gluten
1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)
5 të bardha vezësh
një majë thike kripë
PËRGATITJA:
Ndezim furrën në temperaturën 180° C.
1.Në robot ose me rrahësen elektrike të vezëve bëjmë marengë të bardhat e vezëve dhe i lëmë mënjanë.
2.Në një tas përziejmë me rrahësen elektrike të vezëve ose në robot, gjalpin me sheqerin, xhenxhefilin dhe lëkurën e limonit. Shtojmë lëngun e limonit, ujin, kripën dhe së fundi miellrat dhe soden me sitë. I përziejmë derisa të kemi një masë homogjene.
3.Shtojmë pjesë-pjesë me lugë të bardhat e vezëve te brumi dhe i përziejmë me shumë kujdes me lëvizje nga poshtë-lart.
4.Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell qiqrash dhe e pjekim për rreth 45/50 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. E heqim nga tava pas 10 minutash.