E rrahu gruan dhe vajzën, arrestohet gjilanasi
Një ditë më parë në Gjilan është arrestuar një person.
Lajme
I njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij, njofton raporti policor, përcjell lajmi.net.
Si pasojë e sulmit fizik viktimat kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net/