Bologna ndal Milanin
Milan nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Bologna.
Sport
Skuadra e trajnerit Gennaro Gattuso, ka barazuar 0-0 në ‘Renato Dall’Ara’ kundër Bolognas në ndeshjen e javës së 16-të.
Milan kishte më shumë nga loja, duke provuar disa herë portën, me sulmuesin Gonzalo Higuain, por goditjet e tij ishin të pakalueshme përballë portierit Skorupski.
Nga minuta e 76’, Milan u paraqit me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të mesfushorit Bakayoko.
Në fund, Bologna 0-0 Milan./Lajmi.net/