Kek me boronica të freskëta

Boronicat e vendit mund t’i gjeni ende, edhe për pak kohë, të freskëta.

Lifestyle

16/12/2018 13:33

Koha e përgatitjes – 10 minuta
Koha e pjekjes – 35/40 minuta

Përbërësit për tavë drejtkëndëshe 28×10 cm ose të rrumbullakët me diametër 22/24 cm:
200 g miell
150 g sheqer
110 g gjalpë i butë, si krem
3 kokrra vezë
1 lugë e vogël sodë për ëmbëlsira (5 g)
125 g boronica të freskëta
një majë thike kripë

Për glasenë: jo e domosdoshme
200 g sheqer pluhur
pak lëng limoni

Përgatitja:
Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.
Boronicat e lara e të thara i lyejmë me pak miell.

1. Në një tas, rrahim për 2-3 minuta me rrahësen elektrike gjalpin me sheqerin, shtojmë një nga një vezët dhe më pas kripën, pa ndaluar përzierjen e tyre. Shtojmë miellin dhe sodën me sitë, por tani i përziejmë me spatul ose me lugë druri, transmeton living.al.

2. Shtojmë 2/3 e sasisë së boronicave te brumi dhe i përziejmë me kujdes. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell dhe në sipërfaqe shpërndajmë boronicat që na kanë mbetur.

E pjekim për rreth 35/40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

Kur keku të jetë ftohur plotësisht, përgatisim glasenë.

Në një tas, hedhim me sitë sheqerin pluhur dhe lëng limoni pak nga pak, duke e përzier me pirun derisa të arrijmë trashësinë që duam. Sa më e trashë të jetë, aq më bukur do të duket keku.

E dekorojmë sipër me feta limoni, gjethe mente, boronica të freskëta etj.