Kryeministrja e Serbisë ka një kërkesë interesante për Thaçin, Haradinajn dhe Veselin pas formimit të ushtrisë së Kosovës

Ana Brnabiq, ka kundërshtuar sërish formimin e ushtrisë së Kosovës.

Lajme

14/12/2018 13:40

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka kundërshtuar sërish formimin e ushtrisë së Kosovës.

Ajo ka thënë se ushtria e Kosovës paraqet kërcënim për sigurinë në rajon.

Brnabiq po ashtu u ka bërë thirrje krerëve të shtetit të Kosovës ta rimendojmë vendimin, transmeton lajmi.net.

“Ftoj Haradinajn, Veselin dhe Thaçin, që ta mendojnë edhe një herë një veprim të tillë”, ka thënë ajo.

“Është shqetësuese, jo vetëm që Ushtria që e krijuan përbën shkelje për ligjin ndërkombëtar, por edhe për e Kushtetutën e tyre. Ata janë në gjendje që ta shkelin edhe Kushtetutën e tyre”, ka thënë kryeministrja serbe. /Lajmi.net/