Ambasadori amerikan: Votimi për tranzicionin e FSK-së, moment historik për Kosovën
Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett votimin e Ushtrisë gjatë ditës së nesërme e ka quajtur moment historik për vendin.
Lajme
Në një postim në Twitter, Kosnett ka thënë se SHBA-të do ta mbështesin FSK-në në zhvillimin profesional, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, FSK-ja duhet të dëshmojë karakterin e vet shumëetnik.
“Votimi i nesërm për transicionin e FSK-së është historik për Kosovën. SHBA do ta mbështesë zhvillmin profesional dhe evolucionin organizativ të FSK-së, e cila duhet të luajë një rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar karakterin shumëetnik të vendit dhe përkushtimin e popullit të Kosovës për paqe”, tha Kosnett.
Sipas tij, seanca e nesërme duhet të jetë rast për reflektim solemn dhe ripërkushtim për paqen.
“Seanca e nesërme e Kuvendit dhe ceremonia e FSK-së duhet të jenë raste për reflektim solemn dhe ripërkushtim për paqe, stabilitet e prosperitet për Kosovën dhe fqinjët e saj. Tani është koha për të gjithë liderët dhe faktorët ta fokusojnë energjinë në dialog”, tha ai.
Kuvendi i Kosovës do të votojë nesër tri projektligjet për Ushtrinë. /Lajmi.net/