Bayern e kalon me lehtësi Nurnbergun, shkëlqen Lewandowski
Bayern Munich e ka përfunduar me fitore edhe xhiron e 14-të në Bundesliga.
Sport
Gjigantët bavarez shënuan fitore me rezultat të pastër, 3:0, kundër skuadrës së Nurnberg, shkruan lajmi.net.
Serinë e golave në këtë takim e hapi sulmuesi polak Robert Lewandowski i cili realizoi qysh në minutën e 9‘ të takimit.
Në minutën e 27‘ ishte përsëri numri 9-të i Bayern që realizoi edhe golin e dytë, për të vendosur rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë ishte Franck Ribery, që në minutën e 56‘ vulosi fitoren e Bayern dhe realizoi për 3:0.
Me këtë fitore, bavarezët qëndrojnë në vendin e dytë me 27 pikë (një lojë më pak se Monchengladbach që ka 26 pikë).
Ata janë në ndjekje të Dortmund, të cilët prijnë në tabelë me 9 pikë më shumë se Bayern. /Lajmi.net/