Kek i shijshëm me fruta të thata
Tortet janë ndër ushqimet tona të preferuara, e sidomos ato që përgatiten shumë shpejtë. Dhe këtu kemi një kek shumë të shijshëm që përgatitet për 5 minuta.
Lifestyle
PËRBËRËSIT: 3 filxhanë çaji fruta të thata, të përziera (kumbulla, kajsi, rrush i thatë)
●200g gjalpë
● 2 filxhanë çaji miell
● ½ filxhan çaji mjaltë
● 2 filxhanë çaji sheqer
● 2 lugë gjelle maja buke
● 2 lugë kafeje kanellë
● 1 lugë kafeje karafil
● 1 lugë kafeje arrë moskat
● lëkura e grirë e 2 portokajve
● 1 filxhan çaji arra të grira
● ½ filxhan çaji lëng portokalli
● ½ ● gjalpë dhe miell për formën
PËRGATITJA: Përziejmë lëngun e portokallit me pijen, hedhim frutat e përziera e të prera hollë dhe i lëmë të lagen për gjysmë ore. Rrahim gjalpin me sheqerin dhe shtojmë miellin, sodën, lëkurën e grirë dhe erëzat. Në fund, hedhim frutat e thata dhe e përziejmë mirë, transmeton living.al.
E vendosim masën në një formë të lyer me gjalpë e të pudrosur me miell (rreth 20 cm) dhe e pjekim kekun në furrën 150° Celsius për të paktën 1 orë e gjysmë, duke pasur kujdes që të mos digjet sipërfaqja.
E lëmë të ftohet mirë dhe e shërbejmë të shoqëruar me kos ose akullore. Ky kek mund të ruhet për mjaft kohë, i mbështjellë me letër plastmasi dhe i ruajtur në një vend të freskët.