Hahn: Taksa, një dëshmi se situata në rajon është ende e brishtë
Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn, edhe njëherë ka folur rreth taksës së Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Lajme
Ai tha sot se taksa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe nuk i kontribuoi stabilitetit dhe prosperitetit në rajon, shkruan lajmi.net
Hahn gjatë një aktiviteti të BE-së në Vjenë, gjithashtu potencoi se taksa nga Prishtina e ka konfirmuar edhe njëherë situatën ende të brishtë në rajon.
Komisioneri Hahn gjatë vizitës së tij në Kosovë iu ka kërkuar udhëheqësve kosovarë që ta heqin taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjes.
Jo vetëm Hahn, por edhe Frederica Mogherini dhe shtete të tjera të BE-së kanë kërkuar nga Kosova heqjen e kësaj takse. /Lajmi.net/