CR7 më i mirë se Maradona, Van Basten dhe Ronaldo
Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë aktualisht në Serie A.

Sport
Cristiano Ronaldo ka shënuar 10 gola në 14 paraqitje, që është i ndjekur nga sulmuesi i Genoas, Piatek.
Starti i portugezit në ligën italiane ka qenë më mirë se ai i Van Basten, Zico, Maradona, Ronaldos (Fenomenit), përcjell “lajmi.net”.
Vetëm Andriy Shevchenko ka arritur te ketë një start të tillë në Serie A, ndërsa Cristiano Ronaldo është duke shkuar rrugës që të vendosë rekorde të reja.
Portugezi është bërë lojtari i dytë i Juventusit që mbi 10 gola në 14 paraqitje, pasi John Charles kishte shënuar 13 gola në 14 paraqitje.
Te Juventus kishin dështuar në startin e tyre edhe emra të mëdhenj si, David Trezeguet, Zlatan Ibrahimovic dhe Michel Platini. Dy të parët shënuan nga shtatë gola, ndërsa Platini kishte katër. /Lajmi.net/