Policia nis hetimet për dy prishtinasit e vdekur
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prishtinë gjatë ditës së djeshme janë regjistruar dy raste si vdekje e dyshimtë.
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në dy lokacione të ndryshme në Prishtinë, janë regjistruar dy raste të vdekjes së dyshimtë, raporton lajmi.net.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në ora 16:37 në rrugën “Jakov Xoxa”, në Prishtinë, në rrethana të panjohura ka gjetur pa shenja jete një person në banesën e tij.
Sipas policisë, vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), raporton më tuje lajmi.net.
Ndërkaq rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Mustafë Hoxha”, në Prishtinë, ku në ora 22:08, është raportuar se një person pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore.
Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML. Rasti është proceduar dhe mbetet nën hetime policore. /Lajmi.net/