Pudingu që ndihmon në djegien e kalorive, mund ta bëni për 5 minuta

Avokadot përmbajnë sterole bimore, të tilla si beta-sitosterol, që kanë veti anti-estrogjenike. Ato janë në gjendje të bllokojnë receptorët e estrogjenit në qelizat tona dhe të zvogëlojnë normat e absorbimit të estrogjenit.

Lifestyle

26/11/2018 22:51

Kështu, arrihet edhe rritja e niveleve të progesteronit në gratë dhe nivelet e testosteronit tek meshkujt, transmeton lajmi.net.

Shumica e njerëzve nuk e dinë se avokadot kanë veti të fuqishme anti-plakje që gjenden në mish dhe vaj.

Përveç të tjerave, ajo ndihmon edhe në djegien e kalorive të tepërta të cilat akumulohen përgjatë konsumimit të ushqimeve, kryesisht atyre të shpejta.

Por, ekziston një lloj pudingu me çokollatë, i cili nuk merr shumë kohë për t’u përgatitur dhe është mjaft efektiv në humbjen e peshës, recetën e të cilit do ta gjeni më poshtë.

Përbërësit:

  1. 3 avokado të mëdha (të qëruara)
  2. 1/4-ta e filxhanit pluhur kakaoje
  3. 3-6 lugë gjelle qumësht arre kokosi
  4. 1 lugë çaji ekstrakt vanillje
  5. 2 lugë çaji vajë kokosi
  6. 2 lugë gjelle mjaltë të përpunuar

Udhëzimet:

  1. Kombinoni avokadon, pluhurin e kakaos, qumështin e arrës së kokosit, vanillën, vajin e kokosit dhe mjaltën në një blender. Përzieni fort për një minutë, deri të krijohet një përzierje homogjene.
  2. Futeni në frigorifer për 30 minuta. /Lajmi.net/