Komisioni voton projektligjet për ushtrinë
Anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë votuar projektligjet për FSK-në.
Lajme
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shqyrtuar sot amendamentet e propozuara për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për FSK-në dhe Projektligjin për Shërbimin në FSK, raporton “Zëri.info”
Anëtarët e komisionit kanë hedhur në votim dhe kanë votuar pro të gjitha amendamenteve të cilat ishin në rend të ditës.
Ky ishte edhe rendi i ditës i këtij komisioni:
2. Shqyrtimi i raportit me propozim-amendamente për Projektligjin Nr.06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes,
3. Shqyrtimi i raportit me propozim-amendamente për Projektligjin Nr.06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës;
4. Shqyrtimi i raportit me propozim-amendamente për Projektligjin Nr.06/L-124 për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës;
5. Të ndryshme. /ZERI