Zanfina Ismaili sjell imazhin më të ëmbël të Uliksit
Vitin e kaluar këngëtarja, Adelina Ismaili u bë nënë për herë të parë e një djali të quajtur, Uliks.
ShowBiz
Kjo jo vetëm që e ka gëzuar Adelinën, por edhe gjithë familjen e këngëtares të cilat nuk i ndahen për asnjë moment Uliksit, shkruan lajmi.net.
Dhe tani është Zanfina e cila ka publikuar një fotografi në Instagram e cila duket se po kalon çaste të lumtura me nipin e saj.
Ajo para pak javësh ishte e ftuar në emisionin “Mirage”, që është prodhim i lajmi.net, ku me shumë emocione flet për nipin që ia ka ndryshuar jetën.
Këngëtaret Adelina dhe Zanfina Ismaili janë dy nga emrat mjaft të përfolur në mediat vendore. /Lajmi.net/