Enca zbulon titullin e librit që flet për karrierën e saj

Enca Haxhia është emër shumë i komentuar në shoubizin shqiptar.

ShowBiz

23/11/2018 21:15

Enca Haxhia është aktive me projekte të reja muzikore, të cilat po priten mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka treguar se autori i saj i preferuar shqiptar ka shkruar libër për jetën dhe karrierën e saj.

Këngëtarja ka thënë se libri do të publikohet atëherë kur t’i duket se është koha e duhur, ndërsa titulli i saj është “Selfmade”.

“Një libër është shkruar për mua dhe karrierën time nga autori im i preferuar shqiptar. Kur të jetë koha e duhur, do të publikohet” ka shkruar Enca.

Përveç “Selfmade”, titulli i librit përmban edhe këto fjalë “Enca- dhe ëndrra, dhe guxim dhe triumf”. /Lajmi.net/