Në prag të ndeshjes, Simeone ngrit Barcën në qiell
Barcelona dhe Atletico Madrid do të përballen me njëra tjetrën gjatë këtij vikendi.

Sport
Ndeshja do të zhvillohet të zhvillohet të shtunën dhe do të jetë e vlefshme për xhiron e 13-të në La Liga.
Në prag të këtij takimi, trajneri i Atleticos ka ngritur në qiell kundërshtarin duke thënë se ata gjithmonë ishin më të mirët në botë.
“Barca gjithmonë kanë qenë më të mirët në botë. Ata kanë pasur vazhdimësi si në garat evropiane ashtu edhe në ligën vendore. Ata kanë vendosur rekorde të çmendura” ishin fjalët e Simeones në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.
Atletico e kishte mposhtur skuadrën katalunase në Ligën e Kampionëve, ku e kishte eleminuar dy herë radhazi.
Por, në La Liga gjërat kanë shkuar diçka më ndryshe, me Barcën që i dominon takimet e ndërsjella. /Lajmi.net/