Isa Mustafa: Dikush ka bërë pazare me vendimin për taksën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka folur lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për masë 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Lajme

23/11/2018 18:17

Sipas Mustafës, vendimi për taksën është populist dhe se dikush ka bërë pazare me të njëjtin, raporton lajmi.net.

“Serbia e ka merituar këtë vendim, mirëpo konsiderojmë se këto vendime duhet të jenë të menduara mirë, në mënyrë që më vonë mos të konstatohet që Kosova ka bërë vendim të ngutshëm”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Qeveria duhet ta mendojë mirë se a mund të përballojë pasojat tek rritja e çmimeve.

“Vendimi është bërë duke bërë pazare, dikush ka thënë rriteni 30 përqind dikush 100 për qind se ata e meritojnë”, ka thënë tutje ai.

E duke folur për fushatën e egër të Serbisë karshi Kosovës, Mustafa ka thënë se Beogradi e ka merituar qysh moti një vendim të tillë./Lajmi.net/