Arrestohet zyrtari i Bankës Qendrore, Agron Ramadani

Ai dyshohet për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme.

Lajme

23/11/2018 13:49

Sot në pjesën e parë të ditës është arrestuar Agron Ramadanit, Shef i Divizionit për Rishqyrtim dhe Ankesa në Bankën Qendrore të Kosovës.

Ai dyshohet për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme.

Lajmi është konfirmuar nga prokurori i rastit, Rexhep Maqedonci. /Lajmi.net/