Veseli takim të zakonshëm me nënkryetarët e PDK-së, s’ka asgjë të jashtëzakonshme

Arsyeja e mbajtjes se takimit është të diskutohet për zgjedhjet e brendshme të partisë.

Lajme

23/11/2018 13:40

Në media u raportua se kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli ka thirrur në takim urgjent të gjithë nënkryetarët dhe ministrat e partisë së tij, por ky lajm del të jetë dezinformatë.

Burimet e lajmi.net brenda PDK-së thonë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme dhe Veseli po mban vetëm takim të rregullt me nënkryetarët e PDK-së e jo edhe me ministrat.

Arsyeja e mbajtjes se takimit është të diskutohet për zgjedhjet e brendshme të partisë.

Kujtojmë, se kryetari i Kuvendit të Kosovës njëherit edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur konferencë për media ku diskutoi për ngjarjet e fundit në vend

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë besim në institucionet e Kosovës dhe të mos bien pre e provokimeve dhe gjuhës së urrejtjes nga askush. /Lajmi.net/