Gazetat serbe nuk mbërrijnë sot në Kosovë, nuk e kanë paguar taksën
Gazetat serbe nuk kanë hyrë në Kosovë por janë kthyer prapa në Beograd.

Lajme
Shtypi ditor nga Beogradi nuk ka arritur në Kosovë për shkak të taksës shtesë prej 100 për qind të vendosur nga Prishtina për të gjitha produktet nga Serbia.
Zvezdan Mihajloviq nga Beokolp, distributor i shtypit për Kosovë ka thënë për “Kontakt Plus” se në mëngjes është kaluar pika në Jarinë, por nga pika kufitare e Kosovës u është kërkuar të paguajnë taksën shtesë prej 100 për qind, përcjell lajmi.net.
“Ne ekonomikisht nuk kemi marrë asnjë sqarim, sepse do të duhet që shtypin në Kosova ta shesim me çmim të dyfishtë, andaj e kemi kthyer të gjithë shtypin në Beograd”, deklaroi Mihajloviq.
“Jemi duke analizuar mundësitë si ta tejkalojmë këtë situatë, të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që populli në Kosovë të mos mbetet pa shtypin ditor, pa burime të informacionit”, theksoi ai. /Lajmi.net/