Pacolli: Votimi për Kosovën në INTERPOL është i fshehtë, Serbia tenton të shkatërrojë atë që dikush ndërton

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar se si do të rrjedhë procesi i nesërm i votimit për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Lajme

19/11/2018 19:12

Derisa ka folur për Klan Kosovën, nga Dubai ai ka zgjedhur të flas edhe për kundërfushatën e Serbisë për t’i dështuar Kosovës këtë proces të anëtarësimit në këtë organiziatë botërore, njofton Klan Kosova.

”Kundërfushata e Serbisë është e njohur. Ata shkatërrojnë atë që dikush e ndërton ndaj këtu është diferenca jonë. Ne turpërohemi kur dikush i kërkon dikujt të shkatërrojë diçka”.

”Dua që nesër të proklamohet suksesi dhe Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate. Nuk besoj që do të ndryshojë dicka, votimi do të jetë i fshehtë. Nuk e di a më mirë a më keq për ne por është votim dhe atë që e parashoh do të votojnë diku rreth 140 shtete. Nga ky votim do të ketë edhe abstenime”.

”Pak i kuptoj kolegët tanë në Parlamentin e Kosovës sepse kemi pasur një marrëveshje me ta, që iu tregon se unë jam aty e nuk duhet të pengohet. Të gjitha palët duhet të bien dakord e të punojnë për shtetin”.

”Unë do ta lë përgjigjien për Ivica Daçiq për nesër, dua ta kalojë këtë kompeticion ta shohim se ne jemi anëtar të INTERPOL-it ndaj do të kemi edhe kohë për të artikuluar përgjigjien. Besojmë pozitivisht, besojmë se do të ketë rezultate pozitive”.