Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë
Gjithçka çfarë pritet të ndodhë sot në vendin tonë.
Lajme
Më poshtë ju sjellim ngjarjet e ditës së sotme:
08:00 – 10:00
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit do të shpërndahen materialet edukative – shëndetësore dhe do të matet sheqeri në gjak për qytetarët e rastit. (Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë)
09:00-11:30
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, vizitojnë Gjilanin.
Agjenda:
9:00 – Vizitë KRU “Hidromorava”
10:00 – Takimi me kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, në zyrën e tij
10:40 – Vizitë punishtes së projektit “Lumi Mirusha”
11:00 – Vizitë projektit Diga e Përlepnicës
11:20 – Deklarata për medie (Përlepnicë)
09:15 – 12:30
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Ekipi i OKB-së në Kosovë, së bashku me UNWOMEN, organizojnë diskutim në lidhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ), përkatësisht barazinë gjinore. (Qendra “Orion”, Prishtinë)
10:00
Hapet Konventa e Veshmbathjeve të Kosovës, edicioni i dytë. Marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, Colleen Hyland nga Ambasada e ShBA-së etj. (Hoteli “Emerald”)
10:00
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP) mban konferencë për medie me rastin e Ditës Botërore të Diabetit. (IKShP, Prishtinë)
10:00
Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione raportohet lidhur me zhvillimin e punimeve në kompleksin memorial në Meje. Të ftuar: përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Shoqata e familjarëve të personave të zhdukur “27 Prilli 1999-Meje”. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N 303)
10:00
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë dhe Projektligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N 302)
10:00
“Let’s Do It Kosova” mban aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Pylli i Arinjve, Prishtinë)
11:00
Administrata Tatimore e Kosovës do të nënshkruajë Memorandum Mirëkuptimi me Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim – Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë. (Zyra qendrore e ATK-së)
11:00
Komisioni për Buxhet dhe Financa mban mbledhje. Në rend dite janë: Shqyrtimi i Projektligjit për Gjykatat, i Projektkodi Penal dhe Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C203)
11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton rekomandimet nga raporti i auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N204)
11:00
Lëvizja FOL dhe Democracy Plus fillojnë sezonin vjeshtor të diskutimeve me studentë rreth pranisë së korrupsionit në Kosovë dhe luftimit të tij. (Qendra për Edukim Antikorrupsion te Lëvizja FOL)
12:00 – 13:20
Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, vizitojnë Kamenicën.
Agjenda:
12:00 – Vizitë projektit “Ruajtja e ambientit dhe rekreacionit në Kamenicë”, SHMLP “Andrea Durrsaku” – Kamenicë, bashkë edhe me kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati
12:30-Vizitë projektit “Renovimi i Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë”
13:00 –Vizitë projektit “Ndërtimi i ujësjellësit, trotuarit dhe ndriçimit publik në Kamenicë”
13:20-Konferencë për media (Lagja Malësia, Kamenicë)
13:00-Me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Didier Chabert dhe Christian Heldt, do të flasin para studentëve kosovarë për përvojat e pajtimit franko-gjerman. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)
13:00
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe Bordi i “TREPÇA” SH.A, raportojnë lidhur me funksionalizimin e Ndërmarrjes “TREPÇA” SH.A në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N 303)
13:00
“Let’s Do It Kosova” mban aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Kamenicë)
17:00
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Ferizaj. (Te Galeria, Ferizaj)
17:30
Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kolegji UBT organizon diskutimin e hapur për rolin e Open Data dhe Big Data në ndërmarrësi. (Objekti i UBT-së, Prishtinë)
19:00
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Kaçanik. (Restorant “Egzona”, Kaçanik)
19:00
Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA), në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), organizojnë ndarjen e çmimit për Demokraci 2018. (Termokiss, Prishtinë). /Lajmi.net/