Fero gati për këngën e re, por ka një dilemë
Fero aktualisht është në mesin e artistëve më aktiv në estradë.
ShowBiz
Fero pas publikimit të këngës “Bona Famë”, ka vazhduar punën rreth këngëve të reja, shkruan lajmi.net.
Së fundi, ai ka zbuluar edhe titullin e këngës së re, që është “Fol edhe 1 her”, por ka një dilemë rreth saj.
Ai në InstaStory ka pyetur fansat nëse duhet që ky projekt të jetë solo apo duet, pasi është në mëdyshje.
“FOL EDHE 1 HER TREGONUM A ME BO SOLO A BASHKPUNIM”, ka shkruar reperi.
Për ndryshe, projekti i tij i fundit “Bona famë”, i publikuar gjatë muajit tetor, ka marrë mbi 3 milionë klikime. /Lajmi.net/