Seanca e jashtëzakonshme mbahet nesër me fillim prej orës 10:00

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Lajme

12/11/2018 16:13

Siç është bërë e ditur përmes një komunikate, seanca do të mbahet nesër me fillim prej orës 10:00.

Në rend të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i pakos së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendën integruese evropiane.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës./Lajmi.net/