Kujdes: Ky do mund të jetë defekti kryesor i smartfonit të shpalosshëm Galaxy F
Këtë javë, kompania Samsung foli në lidhje me serinë e re të telefonave Galaxy S10 dhe në ndërkohë, zbuloi edhe teknologjinë e re të telefonave shpalosës.
Auto & Tek
Sipas një eksperti në lidhje me çështjet e smartfonëve, ekrani i jashtëm u shkurtua që të përputhej në raport me modelet e tjera, më konkretisht të Galaxy S9, transmeton lajmi.net.
Ndërkaq, një përdorues në Twitter ka arritur të mësojë se versioni i prezantuar nga “Samsung”, nuk pritet të jetë përfundimtari.
Defekti i shfaqjes së vogël të imazheve dhe videove në ekran, për shkak të hapësirës së vogël për zgjerim të ekranit, ka arritur të përforcohet edhe nga kompania “B-Roll”, e cila e shpërfaqi si një problem në llogarinë e tyre në “Twitter”./Lajmi.net/