Harrojini të gjitha, këto artiste ndryshuan ngjyrën e flokëve dhe duken për mrekulli

Pamja e jashtme tashmë është bërë e rëndësishme për shumë kë nga ne, e padyshim se më së shumti për artistet shqiptare.

ShowBiz

03/11/2018 15:15

Meqë janë fytyra të njohura publike dhe paraqitjet e tyre janë mjaft të shpeshta, artistet eksperimentojnë gjithnjë me look-un qoftë në videoklipe apo para ekraneve televizive, shkruan lajmi.net

Megjithatë, të rralla janë artistet që marrin një guxim të tillë pasi teknologjia është me e avancuar dhe ka mënyra të tjera të ndryshimit të stilit.

Së fundmi kemi parë disa ndryshime te fytyrat e njohura të modës, muzikës e po ashtu edhe të filmit.

Luana Vjollca, Tayna e krejt në fund edhe Arta Elezaj, janë yjet të cilat bënë transformime drastike, duke kaluar nga bionde në brune apo edhe e kundërta.

Luana Vjollca

https://www.instagram.com/p/BpaAsANgRbo/

https://www.instagram.com/p/BpcS_Clg92h/

Prezantuesja dhe këngëtarja, Luana Vjollca ka bërë një ndryshim të papritur tek vetja e saj pasi nga një bionde e theksuar është kthyer në zeshkane.

Ajo befasoi ndjekësit teksa ditë më parë prezantoi ngjyrën e re të flokëve në të cilën dukej për mrekulli. Meqë një kohë të gjatë jemi mësuar ta shohim bionde, Vjollca me një ngjyrë të tillë duket edhe më joshëse.

Ajo ka pranuar edhe komente mjaft pozitive nga ndjekësit e saj e që disa prej tyre e duan sërish në bionde.

Këngëtarja 27 vjeçare ka nisur sezonin e ri të emisionit “Shiko kush luan”, ku vjen çdo herë e më atraktive.

Tayna

https://www.instagram.com/p/BppDHuTgp-s/

https://www.instagram.com/p/BpY_HBBgkO4/

Ajo që ‘tronditi’ rrjetet sociale me paraqitjet e fundit ishte edhe reperja nga Prizreni, Tayna. Marrë paraqysh që tanimë është e ndjekur në çdo hap, Doruntina nuk heziton të shfaqet e ndryshme për fansat e saj.

Shala është në përgatitje të këngës së re, ku siç duket me këtë ngjyrë të bardhë të flokëve do të shfaqet në klipin e ri.

“Nëna e Dragonjëve”, është pëlqyer tejet mase edhe në këtë lloj të stilit por që vjen vetëm në videoprojektin e radhës.

Tayna këtë vit është në mesin e artisteve më “IN” dhe më të përfolura të estradës.

Arta Elezaj

https://www.instagram.com/p/BpkMYy3hnca/

Një ndryshim drastik e kemi hasur edhe te aktorja më e komentuar Arta Elezaj apo siç njihet për publikun ‘Xhakarta’, te seriali vendor “O sa mirë”.

Ajo ka ndërruar ngjyrën e flokëve nga bionde në zeshkane, e cila vjen mjaft sensuale në imazhet që solli për ndjekësit e saj.

Lirshëm mund të thuhet se Elezaj është kaçurrelja më seksi që keni parë ndonjëherë. Duket se ky stil i ri i flokëve është vetëm për një set fotografik.

‘Xhakarta’, vazhdon edhe këtë vit të jetë pjesë e serialit “O sa mirë”, ku edhe arriti famën kryesore.

Theksojmë, se të trija vajzat e famshme që ua cekëm më lartë janë pëlqyer tejet shumë për ndryshimin e flokëve që kanë bërë, komentet e të cilave ishin mjaft pozitive.

Megjithatë, duket se ky ishte vetëm një ndryshim i përkohshëm, e si ju duket juve vlerësojeni vetë. /Lajmi.net/

E.SH