Filloi t’i rridhte gjak nga sytë, mjekët zbulojnë sëmundjen e rrallë
Mjekët në Itali kanë zbuluar një rast të çuditshëm të një njeriu që shkoi në spital sepse po qante gjak nga të dy sytë!
Lifestyle
Njeriu, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, nuk e kishte plagosur fytyrën e as nuk kishte dhimbje, por gjaku kishte filluar papritur t’i rridhte nga sytë.
Pas ekzaminimit të afërt, mjekët zbuluan se ai kishte heamolarcia, një gjendje e rrallë që i shkakon njerëzve të prodhojnë lot me përmbajtje të gjakut, transmeton lajmi.net
Gjakderdhja e njeriut ndodhi dy orë para se ta bënte atë për spital. Ekzaminimet mjekësore të mëtutjeshme zbuluan se njeriu kishte tumore jo kanceroze nën çepallat e tij.
Kur arriti në spital ai nuk mund të shpjegonte pse sytë e tij gjakonin, pasi nuk e kishte dëmtuar asnjë pjesë të fytyrës apo kokës. Ai këtë gjendje nuk e kishte provuar kurrë më herët, por ishte gjendja e rrallë mjekësore që e kishte prekur.
Një grua në Britani para disa vitesh kishte provuar një gjë të tillë, por sigurisht nuk lidhej me problemin e tumoreve nën çepalla. Arsyeja e saj ishte se kishte ngacmuar hundën dhe pastaj kishte filluar të rridhte gjak nga sytë e saj./Lajmi.net/