Arrestohet kosovari në Mal të Zi nën dyshimet se kërcënoi një prift
Një shqiptar nga Kosova me inicialet E.T. është arrestuar në Ulqin nën dyshimet se ka kërcënuar një prift.
Lajme
Siç raportojnë mediat malazeze kosovari është prezantuar si pronar i një furre të Ulqinit duke kërkuar para.
Pas një reagimi negativ nga ana e priftit raportohet se kanë pasuar kërcënimet e drejtpërdrejta që gjë më pas prifti e informoi policinë.
Kosovari me inicialet E.T akuzohet për veprën penale të rrezikut të sigurisë dhe rasti do të transferohet tek autoritetet gjyqësore në Kosovë”, transmeton Klan Kosova.
Të dyshuarit për sulmin ndaj priftit i është ndaluar hyrja për një kohë të caktuar në Mal të Zi.