Performanca magjike e Bebe Rexhës tek Jimmy Kimmel
Bebe Rexha vazhdon të mahnit publikun me performancat e saj live.
ShowBiz
Bebe Rexha së fundi ka qenë e ftuar në emisionin e famshëm Jimmy Kimmel, shkruan lajmi.net.
Përveç se foli për më të rejat në karrierën e saj, këngëtarja ka realizuar edhe një performancë live në këtë studio.
Bebe këndoi live “I’m a Mess”, duke realizuar kështu performancë magjike, që u duartrokit nga të pranishmit në atë emision.
Bebe Rexha kishte zgjedhur të vishet tërësisht në të zeza dhe dukej tejet atraktive. /Lajmi.net/