Ozil sot ka mbushur 30 vite, këto janë statistikat e mrekullueshme të tij
Mesut Ozil ka mbushur sot 30 vite. Anëtari i Arsenal regjistron statistika të mrekullueshme.
Sport
Ozil ishte pjesë e Werder Bremen para se të kalonte tek Reali i Madridit, ku filloi lulëzimi i karrierës së tij.
Aktualisht turko-gjermani luan me skuadrën e Arsenal ku gjithashtu ka pasur paraqitje për lakmi.
Tashmë 30 vjeçari, shquhet për aftësitë e tij kreative, vizionin e tij për lojën dhe asistimet fenomenale.
Statistikat e tij janë thjeshtë të mahnitshme. Shikoni këta numra:
Në sezonin 2015/16, Ozil krijoi 146 raste për gol në Premierligë, përkthyer ndryshe si më së shumti ndonjëherë në një sezon të vetëm. Ai gjithashtu është lojtari që ka arritur shifrën e 50 asistimeve në Premierligë në kohën më të shkurtër.
Ozil gjithashtu është shpallur lojtari i vitit Gjerman për shifër rekorde 5 herë.
Në total, Mesut numëron 510 paraqitje, 121 asistime dhe 101 gola. /Lajmi.net/