Rugova-Berishës: AAK-ja mund ta shoh vetëm në ëndërr Istogun!
Deputetit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, i është kundërpërgjigjur deputetit të AAK-së Bekë Berishës përmes një postimi në facebook, ku ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen Enver Rugovës drejtor i drejtoratit të shërbimeve publike në Istog.
Lajme
Sipas Berishës ai duhet të dorëhiqet sepse është vëllai i Naser Rugovës, dhe se është pjesë e klanit Rugova.
Ndërkaq në anën tjetër Rugova ka thënë se dDihet kush ka logjikë uzurpuese në Istog e Dukagjin.
“Plot fat njihemi mirë mes veti, po këtë dhe do tjerëve si ky i tmerron mbiemri Rugova! Këta kurrë nuk bëjnë më mirë! Ibrahim Rugova gjithmonë fitues, Haki Rugova po ashtu, Enver Rugova më i votuari në Istog, Naser Rugova është po ashtu deputet me votë të popullit! Pafundësisht do ta shihni ëndërr Istogun sepse Rugovët janë këtu! Vazhdojmë!”, ka shkruar Rugova në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë i Rugovës pa ndërhyrje:
Të dashur miq,
Deputeti i AAK-së Bekë Berisha në një postim në FB paska kërkuar dorëheqjen e drejtorit të drejtoratit të shërbimeve publike në Istog z.Enver Rugova (asambleisti më i votuar në Istog), paska thënë është vëllau i deputetit Naser Rugova, paska thënë se Enveri është pjesë e klanit Rugova që gjoja e paskan uzurpu komunën! Dihet kush ka logjikë uzurpuese në Istog e Dukagjin, plot fat njihemi mirë mes veti, po këtë dhe do tjerëve si ky i tmerron mbiemri Rugova! Këta kurrë nuk bëjnë më mirë!
Ibrahim Rugova gjithmonë fitues, Haki Rugova poashtu, Enver Rugova më i votuari në Istog, Naser Rugova është poashtu deputet me votë të popullit!
Pafundësisht do ta shifni ëndërr Istogun sepse Rugovët janë këtu!
Vazhdojmë!