Belgjika triumfon kundër Zvicrës, Lukaku heroi
Belgjika ka mposhtur Zvicrën me rezultatin 2:1.
Sport
Pjesa e parë përfundoi pa gola, me pak raste për shënim të golit.
Në pjesën e dytë, ishin belgët që kaluan të parët ne ëprsi me anë të anëtarit të Manchester United, Romelu Lukaku (58’).
Reagimi i helvetikëve erdhi në minutën e 76’ kur me anë të Gavrinovic barazuan shifrat në 1:1.
Kjo nuk ishte e tëra, pasi ishte përsëri Lukaku, i cili në minutën e 85’ shënoi për 2:1, gol ky që siguroi fitoren e Belgjikës.
Kësisoj, Belgjika pozicionohet në vendin e parë të grupit të 2-të, Liga A, me gjashtë pikë në total.
Zvicra është ndjekëse në pozitën e dytë, me tri pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/