Në Pentagon flitet për mandatin e ri të FSK-së
Një delegacion i ministrisë së FSK-së si dhe kësaj force që po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka realizuartakime dypalëshe lidhur me avancimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Lajme
Zëvendësministri i FSK-së . Burim Ramadan idhe zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Laura Cooper, kanë bashkëkryesuar mbledhjen e Grupit Punues për Politika të Sigurisë SHBA-Kosovë, të mbajtur në Pentagon.
Gjatë takimit janë diskutuar dhe vendosur orientimet strategjike në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes në marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës dhe SHBA-ve.
Poashtu, janë diskutuar çështjet e detajuara mbi angazhimet e përbashkëta në mbështetjen amerikane për Ministrinë e ardhshme të Mbrojtjes, me theks të veçantë për FSK-në në mandatin dhe detyrat e reja ushtarake dhe të mbrojtjes.
Nga pala kosovare, në takim kanë marrë pjesë edhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ambasadorja Vlora Çitaku dhe delegacioni profesional.
Të dy delegacionet kanë prezantuar synimet dhe planet për punën e përbashkët në vitin në vijim, sikurse janë dakorduar për një varg aktivitetesh mbështetëse për FSK-në, anëtarësimin në iniciativat rajonale, si dhe angazhimet në misione ndërkombëtare.
Në takimin e mbajtur në Washington është prezantuar rruga përpara gjatë transicionit të FSK-së pas miratimit të ligjeve në Kuvendin e Kosovës.