Milani e transferon falas Aaron Ramseyn
Thashethemet për transferimin e Aaron Ramsey te Milan vazhdojnë të jenë aktive.
Sport
Skuadra italiane është e interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin e Arsenalit.
Reprezentuesi i Uellsit mund t’i bashkohet Milanit si transferim i lirë, pasi kontrata me Arsenalin i skadon në fund të këtij sezoni.
Ramsey është i lirë që nga muaji janar të hyjë në bisedime dhe të nënshkruajë me skuadrat e interesuara për të.
Përveç Ramseyt, Milan janë të interesuar të nënshkruajnë edhe me Lucas Paquetan e Flamengos, për 35 milionë euro.
Transferimi i 21 vjeçarit brazilian mund të finalizohet që në afatin kalimtar të janarit./Lajmi.net/