Lirim Kastrati: Kosova, ëndërr e bërë realitet
Sot Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e dytë të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Maltës.
Sport
Në një intervistë për kallxo.com, futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit, Lirim Kastrati, ka thënë se ftesa për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës është një ëndërr e tij e bërë realitet.
“Kam pasur dëshirë që nga fëmijëria të përfaqësoj vendin tim”, thotë sulmuesi i krahut, i lindur në Hogosht të Kamenicës.
Kastrati tregon se bashkëlojtarët e Kombëtares e kanë pritur mirë dhe stërvitjet po i ecin mirë.
Lirim Kastrati ka një mesazh për të gjithë fëmijët të cilët kanë filluar të luajnë futboll.
Aii thotë që çelësi i suksesit është vetëm stërvitja, pasi nuk duhet të dorëzohen për ëndrrat që i kanë.
Kastrati më herët ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të Kosovës U19 dhe U21.