Afërdita vishet me kostume tradicionale
Afërdita Dreshaj muaj më parë i ka dhënë fund beqarisë.
ShowBiz
Ajo u martua me hokeistin çek, Jakub Kindl, ndërsa së fundi është rikthyer për një vizitë në trojet shqiptare, shkruan lajmi.net.
Në këtë rast, ajo ka realizuar edhe një fotosesion e veshur me kostume tradicionale të nuseve.
Edhe pse nuk arriti që këto veshje t’i aplikonte në dasmën e saj, Afërdita këtë e bëri set fotografik dhe dukej shumë mirë.
Për ndryshe, modelja e cila ka provuar veten edhe në këndim, tash e një kohë nuk është aktive në profesionet e saj. /Lajmi.net/