Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Ngjarjet që e përcjellin ditën e sotme në vend:

Lajme

21/09/2018 07:54

09:00

Fillojnë punimet për ndërtimin e shkollës fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në fshatin Tërrnje të Suharekës. Në ceremoni merr pjesë dhe ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi. (Fshati Tërrnje, Suharekë)

09:00

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit organozuar nga Task Forca “Ta pastrojmë Kosovën”. (Deponia pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

09:00

Kolegji “Tempulli” i mbeshtetur nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë (Ndërtesa e OEGJK, në Zonën Industriale, Fushë Kosovë)

09:00

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studentë e rinj. (Universiteti i Gjilanit)

10:00

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryeministri Ramush Haradinaj bëjnë homazhe pranë arkivoleve të dëshmorëve Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi, të cilët do të rivarrosen sot. (Holli i Kuvendit të Kosovës).

10:00

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) mban tryezën  “Disponueshmëria e fuqisë punëtore në Kosovë”. Panelist do të jetë dhe ministri i Punës, Skender Reçica. (Salla e konferencave “Orion”, Prishtinë)

10:00

Projekti rajonal “Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore” organizon një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër – Komunale për themelimin e rrjetit “Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”. (Hotel “Sëiss Diamond”)

10:00

Mbahet konferencë për përgatitjet lidhur me 20 vjetorin e Epopesë së Jezercit. (Salla e Kuvendit, Ferizaj)

10:15

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, viziton Prizrenin, ku me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte. (Zyra e kryetarit, Prizren)

11:00 – 13:00

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, viziton Klinën, ku do të takojë kryetarin e Komunës, si dhe do të vizitojë tri shkolla.

Agjenda:

11:00 – Takim me kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj

11:40 – Vizitë në shkollën fillore “Ismet Rraci”

12:15 -Vizitë në shkollën e mesme teknike “Fehmi Agani”

13:00 – Vizitë në shkollën fillore “Emin Duraku”.

12:00

Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin për 20-vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradicës. (Fshati Gradicë, Drenas)

12:00

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizon akademi letrare për Adem Demaçin. (Biblioteka kombëtare “Pjetër Bogdani”)

12:30

Mbahet akademi përkujtimore për dëshmorët Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. Merr pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)

14:00

Mbahet ceremonia e rivarrimit të dëshmorëve të kombit, kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. Merr pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Varrezat e Dëshmorëve, Prishtinë)

17:00

Grupit Parlamentar i LDK-së mban takim me qytetarët e komunës së Suharekës. Do të diskutohet mbi aktualitetin politik në vend si dhe qendrimet e LDK-së karshi proceseve të fundit. (Restorant “Rozafa”, Suharekë)

18:00

Mbahet Edicioni i II-të i Festivalit Ballkanik të Folklorit. (Shkolla “Mihal Grameno”, Fushë Kosovë)

19:00

Promovohet libri “Butterfly Angel”, i autorit kosovar Lavdrim Avdyli i lindur në Libi, i cili përmban thënie të ndryshme në gjuhën angleze. (Academic English Center KS, Prishtinë) /Lajmi.net/